Ditën e sotme janë ngritur në protestë banorët e Fierit, pas njoftimit për një vitië të Kryeministrit Edi Rama në kishën e Kurjanit që është në administrimin e bashkisë së Roskovecit.
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj tha se kjo ishte mirëseardhja e qytetarëve për Ramën.
“Sot sepse Edi Rama ka njoftuar që do vijë të bëjë një vizitë në Roskovec. Kjo është mërëseardhja që qytetarët e Roskovecit po e presin për t’i treguar atë që ai ka prenteduar këto kohët e fundit. Ai pretendon se vëmendja e qytetarëve është tek ai dhe sot e gjithë vëmendja e qytetarëve është te ai.”
I pyetur se përse gomat e djegura janë mjeti i duhur për t’i përcjellë Ramës mesazhin e tyre, Alibeaj u përgjigj: “Mesazhi që kërkon një bandë kriminale siç është ai, krimineli kryesor që është treguartashmë nga të gjitha dosjet, kërkon shumë më tepër sesa kaq. Qytetarët janë pronarë të këtij vendi, pronarë të fatit të tyre. Duan ti tregojnë jo me mjete kriminale atij së çfarë dëshirojnë. S’ka parë gjë akoma.”
“Mesa duket rrugës ka kuptuar se cila është mirëseardhja e banorëve të Roskovecit”, tha Alibeaj duke nënkuptuar se Rama ka ndërruar destinacion.
Ish-deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Kejdi Mehmetaj nga ana tjetër, tha se nuk ka qenë opozita këtë radhë iniciatore e protestës, por vetë qytetarët.
“Nuk e kemi pritur ne me protest, e kanë pritur qytetarët. Ditën e djeshme kam patur kontakte me gjithë bashkitë e Fierrit, me Roskovecin, Fierin, Patosin, me qytetarë që kërkonin mbështetjen e protestave që ata po organizonin për të pritur kryeministrin sikurse e meriton.”
“Qytetarët po i tregojnë Edi Ramës se ku e ka vendin por ai nuk e ka vendin këtu.”, tha Mehmetaj.
Ish-deputetja e LSI-së tha se Rama mund të ketë ndërruar rrugë sot pasi ka marrë vesh për protestën, por shtoi se kudo që kryeministri të shkojë këto ditë do pritet në të njëjtën mënyrë.