Rreth një muaj më parë një 61-vjeçare nga Berati humbi jetën pasi e kafshuan një tufë qensh.
Selime Braushi nga fshati Dyshnik ndodhej në pronën e saj duke punuar, kur është sulmuar nga kafshët që e dëmtuan në pjesën e poshtme të gjymtyrëve dhe në kokë.
Edhe pse gruaja u dërgua në spital, nuk mundi dot t’u mbijetonte plagëve. Rrjetet sociale kanë kohë që gëlojnë nga denoncime banorësh nga qytetete të ndyshme të vendit që denoncojnë situatën e qenve endacakë që janë kthyer në rrezik serioz për çdo banor.
Mjafton të futesh në faqen “Jetaoshqef”, ku nuk ka ditë që nuk sheh denoncime për kafshime nga qentë dhe fotografi e video të kafshëve që enden rrugëve pa asnjë kontroll në Tiranë, Shkodër, Elbasan, Durrës, Peshkopi, Berat etj.
Në fjalimet e tij nëpër qytetet e vendit, Rama, ka kërkuar tepsinë e Bashkive, pas asaj të qeverisë që e mori në zgjedhjet e vitit 2017.
Ai ka folur shumë për atë që e quan Rilindja urbane e bërë prej qeverisjes së tij, edhe pse në shumë nga këto qytete mjaftojnë pak minuta shi që gjithçka të mbulohet nga uji.
A janë tufat e qenve nëpër qytete “garnitura” më e fundit e rilindjes së premtuar me pompozitet nga Rama?!