Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohet shefi i kamionistit që shkaktoi aksidentin në Gjilan


Pas aksidentit të rëndë që ndodhi të enjten në Gjilan, ku humbi jetën një biznesmen, policia ka arrestuar pronarin e firmës që i përkiste kamioni që shkaktoi aksidentin.

Kamioni që i mori jetën një personi dhe plagosi dhjetëra të tjerë, sipas policisë nuk është i regjistruar dhe nuk posedon në kontroll teknike. Si rezultat, përgjegjësitë i mban pronari i tij.

Aksidenti dyshohet se u shkaktua pikërisht se se automjetit transportues nuk i ka punuar sistemi i frenimit.

“Rr. “Idriz Seferi”, Sheshi “Rexhep Mala, Nuhi Berisha”,  Gjilan 07.03.2019-14:00. Lidhur me aksidentin e ndodhur në datën dhe kohën e lartë shënuar është arrestuar i dyshuari  mashkull K/Shqiptar,  pronar i  firmës  së cilës i përkiste kamioni i përfshirë në aksident,  me  dyshimin se automjetit  transportues  nuk i ka punuar sistemi i frenimit dhe i njëjti nuk është i regjistruar dhe nuk posedon kontroll teknike. I dyshuari pas intervistimit me vendimin e prokurorit, dërgohet në qendrën e mbajtjes”, njofton Policia.

Ditën e enjte, kamioni i cili ishte me shpejtësi ka goditur gjithçka I ka dalë para, makina e njerëz në trotuar.

Si rezultat ka mbetur i vdekur një person, Qerim Çoçaj pronari i një furre buke dhe mbi 20 të tjerë kanë mbetur të lënduar.

Disa prej të lënduarve po trajtohen në Spitalin Rajonal të Gjilanit, e disa të tjerë të cilët janë në gjendje më të rëndë shëndetësore, janë dërguar në QKUK.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *