Pas apelit të familjes për ndihmë, gjendet 12-vjeçarja e zhdukur një ditë më parë në Durrës. Mësohet se ka qenë një zonjë ajo e cila e ka parë vajzën me inicialet D.L, afër ‘Pallatit të Sportit’ në Durrës dhe i kishte ofruar ndihmën e saj.
Gruaja i ka ofruar vajzës telefonin e saj në mënyrë që ajo të kontaktonte me të afërmit dhe më pas vajza është dërguar pranë familjes.
12-vjeçarja u zhduk ditën e djeshme nga banesa e saj ku jetonte me prindërit, pa lënë asnjë gjurmë.
Prindërit e alarmuar kanë kërkuar ndihmën e policisë, e cila ka publikuar foton e vajzës dhe bëri thirrje që kushdo që mund të ketë informacione për të, të kontaktonte në numrat 112 ose 129.