Shkarkohet nga detyra drejtori i Policisë së Vlorës Gentian Shehaj. Në vend të tij është emëruar Artion Duka, I cili më parë ka qenë shef i Policisë së Beratit.
Shehaj mbante detyrën e shefit të Policisë në Vlorë që prej prillit të vitit 2017, por tanimë mësohet se është transferuar në Tiranë.
Ende nuk ka të dhëna zyrtare mbi arsyet e lëvizjeve të fundit në radhët e policisë. Pritet që Shehaj të marrë një detyrë të re në akademinë e Sigurisë.
Në Policinë e Shtetit janë kryer dhe lëvizje të tjera, të cilat pritet të zyrtarizohen së shpejti.
Artion Duka nga ana tjetër është një nga personat që u arrestua në qershor të 2016-ës, kur ishte drejtor I Forcave Operacionale, pasi akuzoheshin për përgjime të paligjshme me pajisjen “IMSI CATCHER” mirëpo u lirua dhe shumë shpejt u kthye në detyrën që mbante.
Ai u emërua në Drejtorinë e Policisë së Qarkut të Beratit vetëm një vit më parë, në prill të 2018-ës.