Vendosni fjalën kyçe....

“Mashtrimi më i madh në histori” – Bashkëthemeluesi i “Greenpeace” thyen heshtjen për ngrohjen globale


Bashkëthemeluesi i “Greenpeace”, Patrick Moore, lëshoi fjalë të ashpra për lëvizjen moderne mjedisore, duke e quajtur ngrohjen globale “mashtrimin më të madh në histori” dhe duke denoncuar përdorimin e “frikës dhe fajit” për të përçuar më tej mesazhin.

“Katastrofa e klimës është në mënyrë rigoroze një fushatë frike – frikë dhe faj,” tha Moore për radion “Breitbart”.

“Ju keni frikë se po i vrisni fëmijët tuaj, sepse ju jeni duke i transportuar ata me fuoristrada dhe duke lëshuar dioksid karboni në atmosferë dhe ju ndiheni fajtor për ta bërë këtë. Nuk ka motivim më të fortë se këta të dy.”

Kjo gjë e neveritshme që po ndodh sot në çështjen e klimës është kërcënimi më i madh për iluminizmin që ka ndodhur që nga koha e Galileo Galileit.

“Asgjë tjetër nuk i afrohet kësaj,” këmbënguli Moore, duke e krahasuar lëvizjen bashkëkohore mjedisore me “një përzierje helmuese të ideologjisë, të politikës dhe të fesë”.

“Dioksisi i karbonit është ushqimi për jetën! Nuk është ndotjë”, deklaroi “heretiku”, duke pretenduar se përdorimi i lëndëve djegëse fosile kishte “shpëtuar jetën nga një zhdukje e parakohshme”, sepse dioksidi i karbonit kishte ardhur në rënie që nga epoka e fundit e akullit, me sasi të pamjaftueshme për jetën e bimëve të tokës për të mbështetur ekzistencën e tyre, derisa njerëzimi e prishi këtë raport gjatë Revolucionit Industrial.

Moore, i cili themeloi grupin e aktivistëve mjedisorë pothuajse 50 vjet më parë për të protestuar ndaj luftës bërthamore, u mbështet nga konservatorët dhe demokratët, pasi qortoi ashpër më parë këtë javë deputeten demokrate Ocasio-Cortez, e cila është bërë bartëse e lëvizjes mjedisore të shekullit të 21-të.

Ai vazhdoi me të njëjtin qëndrim, duke kritikuar lëvizjen kundër ndryshimeve klimatike për “kooptimin dhe korruptimin” e politikanëve dhe duke lejuar që mjedisi të trajtohet si një futboll politik pa kuptuar atë që qëndron pas retorikës.

Demokratët “gjithashtu mund të kenë nënshkruar një pakt vetëvrasjeje”, tha Moore.

“Jo vetëm për të ardhmen e tyre politike, por edhe për të ardhmen e ekonomisë së SHBA-ve, për të gjithë këta njerëz që janë duke u përqendruar në marrëveshjen e Gjelbër të Re, e cila është një dokument plotësisht qesharak”.

Por Moore i rezervoi fjalët e tij më të ashpra për Lëvizjen Sunrise që ai beson se po mbështet Ocasio-Cortez.

“Ata po u shpëlajnë trurin këtyre fëmijëve me mendimin se botës po i vjen fundi brenda 10 vjetësh. Duhet të ketë miliarderë prapa kësaj lëvizjeje. Unë dua të di se kush janë ata. Mendoj se duhet t’i gjejmë dhe t’i godasim”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *