Vendosni fjalën kyçe....

Monika Kryemadhi: Rama në grahmat e fundit, sa më i madh presioni, aq më i shpejtë fundi!


Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi, ditën e sotme ka zhvilluar një takim me strukturat e LSI-së në Gramsh.

Pas personave të LSI-së që pranuan mandatet e djegura, Kryemadhi u bëri thirrje strukturave që të identifikojnë të tjerë njerëz që punojnë për të ngritur sistemin e Rilindjes së Edi Ramës.

“Ndizni motorrët, kudo që të jeni për të ecur përpara, për të evidentuar të gjithë ata njerëz të neveritur që ngrenë sistemin e neveritur të Rilindjes, ta rrënojmë njëherë e përgjithmonë në mënyrë që të mos i shkojë më në mendje kujtdo tjetër që të vijë, që mund ta përdori pushtetin e qytetarëvëve në funksion të krimit dhe pasurimit të 5 vetave dhe varfërimin e qytetarëve.”, tha Kryemadhi.

Kryetarja  e LSI-së i falenderoi personat që i kanë qëndruar presioneve dhe u bën thirrje të mos ndalen. “Ju falenderoj për përballimin e sfidave dhe të presionit. Mos u ndalni, sepse në grahmat e fundit, sa më i madh të jetë presioni, aq më i shpejtë është fundi i tyre.”, tha Kryemadfhi.

Sipas saj, opozita ka vetëm një mision ”Misioni ynë është shumë i qartë. Ta bëjmë Shqipërinë ‘Shtëpinë e shqiptarëve’. Ashtu si shtëpia është vendi ku ne mblidhemi dhe ndihemi të sigurtë, ashtu le ta kthejmë Shqipërinë në një vend të sigurtë. “


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *