Vendosni fjalën kyçe....

Përplasjet në protestë, lëndohet një polic (VIDEO)


Pas tensioneve dhe përplasjeve mes policisë dhe protestuesve në Fier, një efektiv ka mbetur i plagosur. Kolegët e kanë tërhequr policin e gjakosur dhe e kanë dërguar për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Pas  përplasjes me policinë, kreu i PD-së në Fier Luan Baçi mori megafonin dhe u bëri thirrje efektivëve të largohen, pasi ata nuk kanë ndërmend të bëjnë veprime të dhunshme, por po provokohen nga persona të infiltruar. Ai u bëri thirrje dhe protestuesve që të mos i prekin policët.

“Të gjithë protestuesit janë paqësor 100%, kemi ditë që protestojnë. Po provokoni ju me anë të forcave të policisë. Nuk hamë asnjë lloj provokimi. Në momentin kur policët futen mes protestuesve, i shikojnë me inat, bëjnë gjeste provokuese dhe provokojnë me fjalë të rënda, do keni reagimin e protestuesve. Prandaj jepni urdhër të mos ketë provokime. Ne s’do vijmë atje ku është Rama. Shkoni atje po deshët duartrokiteni. Ne do të protestojmë këtu në vazhdimësi dhe këtë mos na e ndaloni.  Mos i prekni policët. Policët janë vëllezërit tanë, shokët tanë. Çdo gjë varet nga provokimi që bëni ju.”, tha Baçi.

Protestat po zhvillohen për shkak se kryeministri Edi Rama pritet të zhvillojë një takim në Fier, në kuadër të turit “Bashkia që duam”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *