Vendosni fjalën kyçe....

Projekti gjigant që do lidhë Finlandën dhe Estoninë, 103 kilometra hekurudhë nënujore (Video)


Një linjë ambicioze e hekurudhave, e projektuar për të lidhur kryeqytetet finlandeze dhe estoneze përmes pjesës fundore të Gjirit të Finlandës, ka thithur një investim prej 15 miliardë eurosh nga ndërmarrja në pronësi të Kinës, “Touchstone Capital Partners”.

“Finest Bay Area Development Oy” nënshkroi një memorandum mirëkuptimi me fondin kinez, i cili sponsorizon iniciativën e “Brezit dhe Rrugës” së Pekinit, për të siguruar fonde për tunelin Helsinki-Talin, njoftoi kompania të premten.

Një e treta e financimit prej 15 miliardë eurosh do të vijë si një investim me kapital privat dhe dy të tretat e mbetura si financim borxhi.

Financimi i Kinës do të jetë në dispozicion të “Finest Bay Development Area” teksa projekti përparon. Partnerët duhet të bien dakord mbi detajet financiare të kontratës gjatë gjashtë muajve të ardhshëm.

Tuneli prej 103 kilometrash, i projektuar për të lidhur aeroportin e Helsinkit-Vantaa dhe aeroportin e Talinas me dy stacione në mes, është një nga projektet më të mëdha të infrastrukturës në Evropë.

Tuneli pritet të përfundojë në vitin 2024 ndërsa biletat për udhëtimin kanë nisur të shiten që nga dhjetori të vitit të shkuar. Një udhëtim me një kalim do të kushtojë 50 euro, ndërsa një kupon vjetor i pakufizuar është duke u shitur për 1,000 euro.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *