Kreu i degës së Partisë Demokratike të Fierit, Luan Baçi, akuzon policinë e Shtetit se mes radhëve të tyre ka persona të infiltruar të cilët kërkojnë të nxisin dhunë në protestë.
Pas përplasjes për pak minuta me policinë, Baçi mori megafonin dhe u bëri thirrje efektivëve të largohen, pasi ata nuk kanë ndërmend të bëjnë veprime të dhunshme, por po provokohen nga persona të infiltruar.
“Të gjithë protestuesit janë paqësor 100%, kemi ditë që protestojnë. Po provokoni ju me anë të forcave të policisë. Nuk hamë asnjë lloj provokimi. Në momentin kur policët futen mes protestuesve, i shikojnë me inat, bëjnë gjeste provokuese dhe provokojnë me fjalë të rënda, do keni reagimin e protestuesve.
Prandaj jepni urdhër të mos ketë provokime. Ne s’do vijmë atje ku është Rama. Shkoni atje po deshët duartrokiteni. Ne do të protestojmë këtu në vazhdimësi dhe këtë mos na e ndaloni. Policët janë vëllezërit tanë, shokët tanë. Çdo gjë varet nga provokimi që bëni ju.”, tha Baçi.