Vendosni fjalën kyçe....

“Puna e seksit është punë!”, prostitutat britanike protestojnë për “8 Mars” (FOTOT)


Në ditën Ndërkombëtare të Grave, edhe prostitutat në Britani kanë marshuar nëpër rrugët e Londrës duke kërkuar të drejtat e tyre.

Sikurse shkruan “The Sun”, gratë të cilat punojnë si prostituta, kërkojnë kushte më të mira pune dhe zbutje të ligjeve. Sipas tyre, ligjet aktuale janë seksiste, raciste dhe rrezikojnë jetën e punonjësve të seksit.

Prostitucioni është i ligjshëm në Britani të Madhe, por posedimi ose menaxhimi i një bordelloje, konsiderohet krim.
‘PUNA E SEKSIT ËSHTË PUNË’, kjo ishte thirrja e tyre.

Protestueset thanë se ligjet aktuale nuk i mbrojnë ato,madje i vënë në rrezik apo i detyrojnë të punojnë në kushte të këqija dhe i bëjnë pjesë të situatave të pakëndshme,  ndaj po marshonin mes përmes Londrës në Ditën Ndërkombëtare të Gruas.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *