Vendosni fjalën kyçe....

“S’dorëzohemi deri në largimin e Ramës” – Banorët e Astirit në ditën e 126-të të qëndresës


Banorët e zonës së Unazës së Madhe kanë dalë në rrugë duke e bllokuar atë në protestën e tyre të përditshme prej më shumë se 3 muajsh.

Dhjetëra banorë deklarojnë se nuk kanë  ndërmend të shkulen nga aty derisa çështja e tyre të triumfojë. Banorët i bëjnë thirrje kryeministrit Rama që të anulojë projektin te Unaza e Madhe.

Me thirrjet “Rama ik” ata kanë deklaruar se ndërsa ministrat e qeverisë jaë miliarderë dhe se nuk kanë ndërmend të ulen para askujt.

“Të jemi të bashkuar për t’i dhënë fund bandës së qeverisë. Turp për ata banorë të Astirit që nuk na bashkohen. Ne protestojmë në mënyrë paqësore. Ministrat e Ramës të gjithë miliarderë. Nuk do përulemi para askujt. Shteti nuk funksionon, populli duhet të marrë në dorë fatet e tij. Policia e shtetit po na provokon. Ne dalim këtu për të mbrojtur shtëpitë tona. Nuk do lëvizim derisa të largohet Rama.” – bëjnë thirrje banorët.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *