Vendosni fjalën kyçe....

Vritet 21-vjeçari në Peqin, dyshohet se e qëlloi i vëllai


Një 21-vjeçar është vrarë mbrëmjen e sotme në fshatin Galush të Peqinit.

Sipas policisë, viktima është identifikuar si Roland Lleshi.

Dyshohet se vrasja është aksidentale pasi 21-vjeçari është qëlluar me armë gjahu nga i vëllai, 14 vjecari, K.Ll, në banesë.

Informacion paraprak

Në pyllin e fshatit Galush, Peqin, dyshohet se një i mitur i cili ende nuk ka mbushur moshën 14-vjeç, dyshohet se nga pakujdesia iu shkrep arma e gjahut dhe ka vrarë vëllanë e tij shtetasin R.Ll., 20 vjeç.

Ata ishin duke kullotur bagëtitë kur ndodhi ngjarja. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *