Aksioni opozitar pas dorëzimit të mandateve të deputetëve vijon me protesta në të gjithë vendin, sidomos në ato zona që vërehet prania e kreut të qeverisë.
Sot pasdite pritet që kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha të mbledhë kryesinë e kësaj partie për të rakorduar aksionin opozitar dhe protestat.
Në mbledhjen e sotme do të jenë edhe krerët e degëve te kësaj partie në rrethe.