Projekti ambicioz hekurudhor, i projektuar për të lidhur kryeqytetin finlandez me atë estonez përmes pjesës fundore të Gjirit të Finlandës ka tërhequr 15 miliardë euro (17 miliardë dollarë) nga fondi kinez Touchstone Capital Partners.
Ky i fundit ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Finest Bay Area Development Oy dhe do të mbulojë të gjitha kostot e projektit.
Tuneli prej 103 kilometrash që do të lidhë Helsinkin me Talinin pritet të reduktojnë kohën e udhëtimit në rreth 20 minuta.
Megjithëse ndërtimi i tunelit nënujor ende nuk ka filluar, biletat e udhëtimit janë vënë në dispozicion që prej muajit dhjetor. Një udhëtim me një kalim do të kushtojë 50 euro për udhëtarët, ndërsa një abonim vjetor është duke u shitur për 1000 euro.
Pekini ka investuar në projekte të shumta në mbarë botën nëpërmjet Iniciativës Rrugore. Projekti synon të rrisë bashkëpunimin midis Azisë Lindore, Europës dhe Afrikës Lindore.