Vendosni fjalën kyçe....

Goditi me gur policin gjatë protestës, arrestohet autori i dyshuar


Policia ka arrestuar një person i cili dyshohet se goditi me gur gjatë protestës së opozitës në Fier punonjësin e FNSH-së.

Lajmin e ka bërë me dije policia e Fierit, e cila njofton se në pranga është vënë shtetasi  P.I, 56 vjeç, banues në Ballsh (me detyrë inspektor mjedisi në Bashkinë Mallakastër).

Policia e shtetit:

Në vijim të veprimeve hetimore dhe pas analizimit të pamjeve filmike dhe provave të tjera të mbledhura, u bë identifikimi i personit që goditi me gur në kokë punonjësin e policisë.

Si rezultat, rreth orës 13:10 u kap dhe u arrestua shtetasi P.I, 56 vjeç, banues në Ballsh (me detyrë inspektor mjedisi në Bashkinë Mallakastër).

Në vijim të veprimeve të kryera, policia e Fierit ka proceduar penalisht në gjendje të lirë edhe 10 shtetas, si edhe janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e 2 shtetasve të tjerë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Kundërshtim me dhunë i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës” dhe “Organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *