Një 46-vjeçar nga Mitrovica është arrestuar nga policia e Kurbinit, pasi i vodhi një personi çantën me lekë.
Bëhet fjalë për shtetasin B.A., 46 vjeç, i cili sipas policisë në tregun e Milotit, i ka vjedhur nga çanta një shtetasi shumën prej 100.000 lekësh.
“57 vjeçari nga Kurbini e ka konstatuar në moment dhe ka lajmëruar policinë, ku falë reagimit në kohë , shërbimet e policisë bënë të mundur kapjen dhe arrestimin e tij”, thuhet në njoftimin e Policisë.