Vendosni fjalën kyçe....

Plagosje me armë zjarri në Peshkopi


Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në qytetin e Peshkopisë pasditen e sotme.

Sipas policisë i plagosur ka mbetur shtetasi me iniciale V.K 32-vjeç i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë policia ka shpallur në kërkim shtetasin me iniciale A.Sh 33-vjeç.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 18.40, në qytetin e Peshkopisë shtetasi A.Sh,  33 vjeç, pas një konflikti për motive të dobëta ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin V.K, 32 vjeç, i cili ndodhet në spitalin rajonal të Peshkopisë jashtë rrezikut për jetën.

Autori i dyshuar pas ngjarjes është larguar menjëherë dhe forcat e Policisë po punojnë për kapjen e tij. Grupi hetimor vijon hetimet në vendngjarje, për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *