Vendosni fjalën kyçe....

Protesta në Fier, një i prangosur mbahet ende në qeli


Një protestues, i shoqëruar pas revoltës në Fier mbahet ende në qeli, sipas demokratëve. Policia prangosi 10 protestuesit e opozitës, ndërsa kreu i PD-së në këtë qytet, Luan Baçi deklaroi se mes policëve kishte të infiltruar që po provokonin. I lënduar mbeti një polic.

Kreu i degës së Partisë Demokratike të Fierit akuzon policinë e Shtetit se mes radhëve të tyre ka persona të infiltruar, të cilët kërkojnë të nxisin dhunë në protestë.

Pas përplasjes për pak minuta me policinë, Baçi mori megafonin dhe u bëri thirrje efektivëve të largohen, pasi sipas tij ata nuk kishin ndërmend të bënin veprime të dhunshme, por po provokoheshin nga persona të infiltruar.

“Të gjithë protestuesit janë paqësorë 100%, kemi ditë që protestojnë. Po provokoni ju me anë të forcave të policisë. Nuk hamë asnjë lloj provokimi. Në momentin kur policët futen mes protestuesve, i shikojnë me inat, bëjnë gjeste provokuese dhe provokojnë me fjalë të rënda, do keni reagimin e protestuesve.

Prandaj jepni urdhër të mos ketë provokime. Ne s’do vijmë atje ku është Rama. Shkoni atje po deshët duartrokiteni. Ne do të protestojmë këtu në vazhdimësi dhe këtë mos na e ndaloni.  Policët janë vëllezërit tanë, shokët tanë. Çdo gjë varet nga provokimi që bëni ju.”, tha dje Baçi para efektivëve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *