Rrëzohet në Kenya avioni që besohet se ka patur 157 pasagjerë në bord. “Boing 737”, avion i Etiopisë, fluturonte nga Addis Ababa drejt Nairobit në Kenya.
Numri i ekuipazhit është 8.
Një zëdhënës tha, siç raporton “BBC” se rrëzimi ndodhi në 08:44 më orën lokale të së dielës, shumë pak pasi ishte ngritur nga kryeqyteti i Etiopisë.
Kryeministri i vendit Abiy Ahmed shprehu ngushëllimet e tij më të thella, ndërsa kompania përmes përfaqësuesve të saj tha se skuadrat e shpëtimit kishin shkuar në zonën e rrëzimit, afër qytetit Bishoftu, 60 kilometër nga kryeqyteti.
Linja e këtij avioni ka kryer fluturime në shumë destinacione të Afrikës.
Në 2010 një nga avionët e kësaj linje u rrëzua në detin Mesdhe, shumë pak pasi ishte ngritur nga Bejruti, ku mbetën të vdekur 90 persona.
Tragjedia më e madhe për linjën ka ndodhur në Nëntor të 1996-ës, kur një avion fluturonte nga Addis Ababa në Nairobi.
Një nga motorët e aeroplanit ndaloi, pas mungesës së karburantit. Edhe pse piloti tentoi uljen e emergjencës mbi ujë, 123 persona nga 175 në bord mbetën të vdekur.