Vendosni fjalën kyçe....

Sfida e javës në Premier League, Arsenal mposht Man.United


Arsenali ka triumfuar në ndeshjen kryesore të javës së 30 në Premier League, duke mposhtur pastër 2-0 Manchester United, i cili nën drejtimin e norvegjezit Solskjaer ishte i pathyeshëm deri para këtij takimi.

Lojtari i ndeshjes ishte padyshim Granit Xhaka, i cili ishte edhe autor i një supergoli në pjesën e parë, duke mposhtur portierin De Gea me një goditje nga jashtë zone.

Në pjesën e dytë, Aubameyang e vulosi rezultatin në 2-0 teksa ktheu në gol një 11-metërsh.

Me këtë fitore, Arsenali kalon në renditje pikërisht Manchesterin, duke marrë vendin e katërt, i cili të çon në Champions League.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *