Së paku 15 persona janë vrarë në një klub nate në provincën Guanajuato të Meksikës, që është rreth 350 kilometra në veriperëndim të kryeqytetit Mexico City.
Sophia Huett Lopez, zyrtare e provincës meksikane Guanajuato, konfirmoi se në Salamanca ka patur një sulm të aramtosur në klubin e natës “La Playa”. Ajo tha se janë vrarë të paktën 15 persona, citojnë mediat lokale.
Po ashtu theksohet se një numër i madh janë të plagosur.
Policia dhe prokuroria akoma nuk janë prononcuar rreth rastit.