Vendosni fjalën kyçe....

Trump kërkesë në Kongres edhe për 8.6 miliardë dollarë për murin me Meksikën


Presidenti amerikan Donald Trump nesër do të kërkojë nga Kongresi edhe 8,6 miliardë dollarë të tjera për ndërtimin e murit të kufirit amerikano-meksikan, raportuan përfaqësues zyrtarë amerikanë.

Trump premtoi ndërtimi e murit i cili do të pengojë migrimin ilegal dhe tregtinë me njerëz dhe narkotikë.

Shuma është gjashtë herë më e madhe se ajo që e ka miratuar Kongresi për projektet kufitare në çdo prej dy viteve fiskale paraprake.

Demokratët, të cilët e kundërshtojnë ndërtimin e murit dhe e konsiderojnë si të panevojshëm dhe të pamoralshëm, e kontrollojnë Dhomën Përfaqësuese amerikane, kështu që supozohet se ka shumë pak mundësi që kërkesa e Trampit të kalojë në Kongres.

Siç transmetojnë agjencitë botërore pa marrë parasysh nëse Kongresi do ta miratojë kërkesën, kjo mund të ndihmojë që Trampi t’i parashtrojë argumentet e tij për sigurinë e kufirit në garën e ardhshme presidenciale në vitin 2020.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *