Kryetari i PS Burrel njëkohësisht Drejtor i OSSHE për këte qytet jep tenderin e paracaktuar, pa garë, EuroGjici Security shpk, kompanisë de facto të Safet Gjicit, shkruan zëdhënësja e Partisë Demokratike Ina Zhupa.
Postet politike dhe postet e administratës janë njëhësuar në Burrel si edhe në gjithë Shqipërinë ku funksionaret e PS janë edhe drejtor të rëndësishëm. E gjitha kjo reflektohet edhe në tenderat dhe mënyrën e tyre të punës, ku i përzgjedhuri i radhës për të marr tenderin pa garë, me ofertën limit është ish kandidati për deputet dhe eksponenti i PS Safet Gjici.
Drejtoria e OSHEE Burrel e drejtuar nga drejtori z. Agron Malaj, konkretisht ka kërkuar të blej për 2 vite shërbimin e ruajtjes fizike, me 21 Janar 2019 , ka zhvilluar procedurën e prokurimit me objekt “Shërbim Sigurie për Ruajtjen fizike të ndërtesave dhe aseteve të Drejtorisë OSHEE sh.a, Burrel” me vlerë fondi limit të parashikuar 63 . 828 . 244 lekë ( rreth 640 milion lek).
Me datë 26 shkurt 2019 “Eurogjici-Security sh.p.k “ shpallet fituese e tenderit me një vlerë pranë kufirit limit prej 63,825,985 Lek , ku pjesëmarrëse fiktive është dhe kompania “NAZERI – 2000” e cila nuk ka paraqitur asnjë ofertë ekonomike.