Një qytetar nga Dibra ka publikuar punësimet në administratën shtetërore të familjarëve të deputetit socialist, Ulsi Manja.
Mesazhi i tij është publikuar nga ish-kryeministrio Berisha në faqen e tij në “Facebook”.
Sipas tij, 13 familjarë të Manjas janë punësuar në këto vende pasi ai u bë deputet i Partisë Socialiste.
Ulsi Manja vetem qenin e shtepise nuk e ka rrogtar shtetit! Lexoni mesazhin e dibranit dixhital. sb. Përshendetje Doktor Berisha, ju lutem publikoni kte informacjon qe poplli ta marre vesh se cila eshte “bashkeqeverisja me qytetarët” dhe “konkurset” e Edi Rames ne administrate.
Ulsi Manja vec qenin e shpise e ka pa pune! Ju faleminderit, te lutem anonim
Të punësuarit e Ulsi Manes nga familja e tije, pasi është bërë deputet
1.Drejtori Shendetit Publik Dibër – Hasan Manja i vëllai
2.Në Drejtorinë e Shendetit Publik Dibër – Roza Manja nusja e Hasanit
3. Në OSHE Dibër – Fari Manja i vëllai
4.Drejtoria e Pyores Dibër – Klodian Manja djali i vëllait
5.Spitali Peshkopi – Ornela Manja nusja e Klodianit
6.Drejtori i Trajtimit të Studentëve tek Teknologjiku – Shaziman Manja i vëllai
7.Nëndrejtoresh shkolle në Laprakë – Marjeta Manja nusja e vëllait
8. Albgazi SHA – Mira Manja e shoqja ekonomiste
9.Drejtor i Hetimit Tatimore te Republikës – Ardian Shehu dhëndri i vëllait ( i kapur ne flagrance nga pergjimet e prokurorise Durrës në rrugë procedurjale dhe për shkak të influencës e ndërhyrjeve të Ulsiut vazhdon detyren dhe pse duhet të jetë në burg.
10.Kthimi dhe kompensimi i pronave – Emri Manja djali i vëllait
11.INUKU Tiranë – Florian Elezi djali i motrës
12. Aviacioni civil – Qerim Manja djali i vëllait.
13. Në Bashkinë Tiranë punësuar
Pranvera Manja goca e vellait të deputetit dhe nusja e Ardian Shehut drejtorit te hetimit tatimore.
Shtepi tek Zogu i Zi, Shtepi plazhi ne Durres, Makine foristradë e tipit ML Benz Mercedez e blere vitin e fundit 35.000 Euro. Kjo për deputetin që deklarohej se ishte i vetmi pa makine.
Aksioner ne ndertimin e nje hidricentrali ne fshatin e Ulsiut në Duhashisht te Dibres, pikërisht ne zonen e deputetit Ulsi Manja. Aksioner jane: Bert Çupi nga Burreli, Paulin Rajta ish drejtor i Aluiznit Tirane dhe Flamur Ndreka qe perdore leket e Ulsiut, eshte shofer i tij për të cilin pot ë verefikohet thuhet se denuar disa here për grabitje e vjedhje ne Itali. Është nga Gryk Noka e Dibrës dhe banon në Tiranë.