Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u ka dhënë mandatin 6 kandidatëve të opozitës, që do zëvendësojnë në këtë pozicion ish-deputet që vendosën të djegin mandatet e tyre.
Elda Hoti nga radhët e Lëvizjes Socialiste për Integrim ka marrë mandatin në qarkun e Lezhës. tjetër deputetë nga radhët e LSI-së që morën mandatin sot janë Ediola Brahaj, në qarkun e Gjirokastrës dhe Edlira Hyseni në qarkun e Durrësit.
Nga radhët e Partisë Demokratike e morën mandatin Lefter Maliqi në Berat, Ligoraq Karamelo në Korçë dhe Majlinda Halili në Tiranë.
Ata u bashkohen në Kuvend 4 deputetëve të LSI-së që morën mandatin me herët duke e çuar në 10 numrin e deputetëve të opozitës në parlament.