Vendosni fjalën kyçe....

Alex Rodriguez më në fund i propozon për martesë Jennifer Lopez-it (FOTO)


Alex Rodriguez më në fund i ka propozuar Jennifer Lopez-it për martesë. Lajmin e kanë bërë të ditur vetë duke publikuar një foto të unazës në rrjetet sociale. Alex shkruan shumë shkurt: “Ajo tha po”. Ndërsa Jennifer e ka shoqëruar foton me disa zemra.

Që kur Jennifer publikoi këngën “El Anillo”, fansat mezi prisnin propozimin e rodriguez-it, pasi mendonin se përmes kësaj kënge, ajo po i dërgonte mesazhin të dashurit që t’i propozonte.

Vetëm para pak kohësh, Lopez dhe Rodriguez festuan 2-vjetorin e lidhjes së tyre. Nëse dyshja e famshme martohen, kjo do të jetë martesa e katërt për Lopez, ndërsa për Rodriguez-in e dyta.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *