Vendosni fjalën kyçe....

Banorët te Petro Nini përplasen me policinë (FOTO)


Ka nisur një përplasje mes policisë dhe banorëve pranë shkollës Petro Nini Luarasi. Disa prej banorëve efektivët po i shoqërojnë në komisariat, por janë ndeshur me rezistencë.

Sipas një prej banorëve, tensioni ka ardhur pasi policia ka shoqëruar një prej tyre vetëm pse sqaroi situatën para mediave.

 “E shoqëruan se po jepte informacione për mediat. Duan të na nxjerrin në rrugë, nuk na japin shtëpi”,- tha banori.

Punonjësit e IMKT-së kanë tentuar sot të shembin një banesë pranë shkollës Petro Nini Luarasi. Por familjarët kanë bllokuar rrugën, ndërsa disa prej tyre kanë humbur ndjenjat për shkak të situatës së tensionuar.

Një prej tyre është një grua shtatzënë, e cila ka pësuar dhe kontraktime. Pasi kanë marrë ndihmën mjekësore, një nga gratë ka deklaruar për mediat: “Mora mjekimin e parë, por tani po më rreh zemra më shumë. Po vdesim. Po na merr jetën, maskarai. Shtëpinë ia kemi blerë shtetit.”

Banesa e këtyre banorëve ndodhet në truallin e ish-pronarëve që kanë një vendim gjykate për kthimin e truallit. Por ata shprehen se banesa iu takon atyre me dokumente të rregullta dhe nuk mund t’ja shembin.

Ata e konsiderojnë pronë është e shtetit dhe  akuzojnë shtetin se nuk po mbron pronën e tij, së pari dhe as ata dhe vendimin e gjykatës e konsiderojnë korruptiv./Hashtag.al



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *