Vendosni fjalën kyçe....

Banorja te Petro Nini, përveç shtëpisë rrezikon të humbasë dhe punën (VIDEO)


Një nga banoret e cila proteston sot për të mbrojtur nga shembja banesën e saj te Petro Nini, rrezikon të humbasë dhe vendin e punës. Kjo sepse ajo është njëkohësisht police, por pavarësisht kësaj ka dalë të bllokojë rrugën duke kundërshtuar punonjësit e IKMT-së dhe policinë.

Në një prononcim për Fax News, policja tha se nuk është e shqetësuar se mund të humbasë vendin e punës. Sipas saj, në vendin ku sot ndodhet banesa do ndërtohet një pallat për VIP-at.

 ‘’Unë jam në proces legalizimi, nuk na merrnin denoncimin, unë mund të humbas punën, po nuk më shqetëson kjo gjë.

Ç’faj kemi ne? Nuk i kemi vjedhur askujt, Aleksandër Gavoci nuk është burrë, nuk është njeri, nuk është biznesmen. Jemi ulur me të në tavolinë dhe të nesërmen na sjell përmbarimi.

Unë e di që ky është një vend i lakmuar, ai thotë që këtu do vijnë njerëz VIP-a, dhe ne jemi askush, se jemi të varfër. Nuk jemi prokurorë, të gjithë mbahen me rrogën time. Shteti të vërë dorën në zemër, sot nuk i kam çuar fëmijët në shkollë, se do mbrojnë shtëpinë, ai e ka korruptuar të gjithë, gjyqtarë dhe prokurorë.

Të gjithë gjyqtarët që kanë trajtuar çështjen tonë janë jashtë nga Vetingut, dhe ne humbasin pronën tonë, jemi brezi i katërt që lindim në këtë banesë, dhe ende na quajnë të ardhur”, shprehet banorja.

Banorët e dy banesave të ngjitura me njëra-tjetrën pranë shkollës Petro Nini Luarasi që prej mëngjesit të sotëm protestojnë kundër shembjes së banesave të tyre. Punonjësit e IKMT-së që prej mëngjesit kanë shembur vetëm një pjesë të banesës, por janë ndalur pasi janë ndeshur me rezistencën e banorëve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *