Vendosni fjalën kyçe....

Basha në Korçë, prezanton programin për biznesin në vend


Kreu i Partisë Demokratike ndodhet në një vizitë në Korçë ku ka ftuar qytetarët që të vijnë në protestën e 16 marsit.

Gjatë takimit me tregtarë dhe qytetarë të ndryshëm që kishin dalë ta prisnin Basha tha se vendi është në emergjencë kombëtare dhe se largimi i Ramës është kthyer në domosdoshmëri.

“Pa larguar pengesën, pa larguar një qeveri që është kapur duke ju vjedhur ju dhe votat tuaja, asgjë nuk bëjmë dot, prandaj më 16 Mars, qytetaria e Korçës të vijë në Tiranë e t’i bashkohet protestës.” – tha Basha.

Ai shtoi se PD-ja ka një plan konkret për biznesin e vogël sapo opozita të vijë ë pushtet, gjë që sipas tij do japë ndikim të menjëhershëm.

“Hapat që kemi planifikuar për biznesin e vogël, do të japin efekt të menjëhershëm. Ato do të jenë; ulja e çmimit të naftës me 300 lekë për litër; ulja e çmimit të energjisë me 20 %; përjashtim nga TVSH të biznesit me xhiro vjetore nën 140 mln lekë; Një taksë e vetme prej 0.5 % të xhiros vjetore; Ndalimi në biznes  i inspektorit tatimor me vendosjen e pullës fiskale.” – tha Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *