Vendosni fjalën kyçe....

Ekipi Negociator drejt Brukselit, Haradinaj takim me dyer të mbyllura me këshilltarët e Merkelit


Teksa treshja Ahmeti-Limaj-Shala, kanë udhëtuar drejt Brukselit për t’u takuar me shefen e Politikës së Jashtme të BE-së, Mogherini, me ftesë të kësaj të fundit, kryeministri i Kosovës, Haradinaj, po zhvillon një takim me dyer të mbyllura me këshilltarët politikë të kancelares gjermane, Merkel.

Shpend Ahmeti dhe Fatmir Limaj janë kryetarë të Ekipit Negociator të Kosovës në dialogun me Serbinë kurse Shala është këshilltar i presidentit Thaçi. Mësohet se arsyeja e kësaj vizite ka të bëjë pikërisht me miratimin e Platformës së Dialogut me Serbinë nga Kuvendi i Kosovës, raporton Lajmi.net.

Haradindaj nga ana e tij po takohet me Matthias Leuttenberg dhe Jan Hecker, 2 këshilltarët politikë të Angela Merkelit.

Takimi është duke u zhvilluar me dyer të mbyllura dhe besohet se ka në fokus situatën e fundit politike në Kosovë dhe bisedimet me Serbinë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *