Punonjësit e Përmbarimit dhe policia janë tërhequr nga aksioni i sotëm te Petro Nini.
Aksioni nisi mëngjesin e sotëm, ku punonjësit e Përmbarimit shkuan për të nxjerrë jashtë 4 familje që jetonin brenda një ndërtese.
Ndërhyrja u kundërshtua fort nga familjet e ngujuara që edhe pse u nxorrën jashtë vijuan përplasjen me përfaqësuesit e Përmbarimit dhe me policinë.
Një pjesë e banorëve u shoqëruan në polici ndërsa njërës prej grave i ra të fikët teksa përplasej me policinë.
ersoni i cili pretendon se është pronari i truallit ka deklaruar se u ka ofruar banorëve të gjitha zgjidhjet e mundshme por ata nuk kanë pranuar ndërsa ka kërkuar kthimin e pronës së tij.