Vendosni fjalën kyçe....

Po i shembin shtëpinë, banorët shtrihen përtokë, gruaja shtatzënë pëson kontraktime


Punonjësit e IMKT-së kanë tentuar sot të shembin një banesë pranë shkollës Petro Nini Luarasi. Familjarët kanë bllokuar rrugën, ndërsa disa prej tyre kanë humbur ndjenjat për shkak të situatës.

Një prej tyre është një grua shtatzënë, e cila ka pësuar dhe kontraktime.

“Është investimi i një jete, ku të shkojmë ne? Oligarkë, ku të shkojmë”, janë shprehur banorët.

Ambulanca ka mbërritur me vonesë në vendngjarje, ndërsa siatuata vijon të jetë ende e tensionuar. Forcat e rendit kanë rrethuar zonën, por nuk po ndërhyjnë për të ndalur banorët dhe për të liruar rrugën.

Punonjësit e IMT-së kanë shembur vetëm një pjesë të banesës, ndërsa pas rezistencës së banorëve e kanë ndalur punën.

Sakaq fëmijët e familjes kërcënuan të hidheshin nga çatia e banesës, ndërsa më pas ndërtesa mori flakë.

Banesa e këtyre banorëve ndodhet në truallin e ish-pronarëve që kanë një vendim gjykate për kthimin e truallit. Por ata shprehen se banesa iu takon atyre me dokumente të rregullta dhe nuk mund t’ja shembin.

“Po e kemi me djersë moj, jemi të rregullt me taksa me të gjitha. Ku është qeveria moj? Ku ta çoj unë fëmijën tim? Të na japë përgjigjen shteti”, u shpreh mes britmave një zonjë.

Banorët shprehen se e kanë blerë këtë pronë në vitin 1993 dhe jetonin aty që prej vitit 1953. Ata e konsiderojnë vendim korruptiv, sepse neni 1 i ligjit për pronat, u njeh ish-pronarëve të drejtën e pronësisë.

Sipas tyre kjo pronë i takon shtetit dhe shteti duhet të marrë masa a duhet ta paguajnë apo lirojnë shtëpinë, por jo në këtë formë./Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *