Vendosni fjalën kyçe....

Po luante me kolegun si në filmat me kaubojsa, vritet policja në Francë


Një police franceze është qëlluar me vdekje nga kolegu i saj, teksa ishin duke luajtur se kush e nxjerr pistoletën më shpejt në stilin “Far West”.

Oficerja 27-vjeçare dhe kolegu i saj po luanin me armët e tyre si në filmat me kaubojs duke e nxjerrë pistoletën dhe duke ia drejtuar tjetrit sa më shpejt që të ishte e mundur.

Viktima u godit me plumb në kokë, gjë që i shkaktoi vdekjen e menjëhershme. Polici 28-vjeçar i cili akuzohet për ngjarjen është arrestuar dhe ndaj tij ka nisur një proces hetimor.

Ndërsa një zyrtar i lartë i policisë tha për mediat se kjo ngjarje idiote u kushtoi jetën 2 personave, njëri prej të cilëve humbi jetën kurse tjetri do vuajë disa vite burg.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *