Vendosni fjalën kyçe....

“Policia sot s’ishte efikase dhe dinjitoze” – Lleshaj komenton përplasjen me banorët te Petro Nini


Ministri i Brendshëm, Lleshaj, ka komentuar sjelljen e policëve që shoqëruan punonjësit e Përmbarimit mëngjesin e sotëm në Tiranë.

Në një status në “Twitter”, Lleshaj shkruan se policia e ka detyrim ligjor mbëshetjen e Përmbarimit por duhet të jetë dinjitoze dhe efikase, gjë që nuk ka ndodhur në rastin e sotëm.

“Mirëkuptim të plotë për reagimet ndaj pranisë së Policisë Shtetit në ekzekutimin e një veprimi përmbarimor, mbi një vendim gjykate të formës së prerë.

PSH ka detyrimin ligjor të mbështesë përmbarimin, por ka edhe detyrimin të jetë dinjitoze dhe efikase. Kjo s’ka ndodhur në këtë rast!” – shkruan Lleshaj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *