Vendosni fjalën kyçe....

Publikohet videoklipi i këngës që përfaqëson Shqipërinë në “Eurovision”


Publikohet videoklipi i këngës që këtë vit do të përfaqësojë Shqipërinë në “Eurovision”.

Videoklipi i këngës së Jonida Maliqit “Ktheju tokës” është publikuar në “Youtube” mbrëmjen e  kaluar, ku Jonida shfaqet me  një fustan të stiluar nga Ardi Asllan.

” Eurovision”-i i këtij viti do të mbahet në Izrael. Jonida Maliqi u shpall fituese e festivalit të 57 në RTSH në dhejtor, me këngën “Ktheju tokës” me muzikë dhe poezi të Eriona Rushitit. Këngëtarja fitoi 228 pikë nga juria.

“Nuk e besoj dot! Falenderoj ata që e krijuan këtë këngë!”- u shpreh këngëtarja asokohe, ndërsa pak më vonë tha se ky kompeticion nuk kishte qenë fare synimi i saj.

Kënga e Jonidës trajton temën e emigracionit të shqiptarëve. 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *