Pas ndërprerjes një javore, futbolli në vend i kthehet normalitetit. Nesër pritet të luhen gjysmëfinalet e Kupës mes Partizanit dhe Luftëtarit në Elbasan dhe Teuta ndaj Kukësit në Durrës.
Të mërkurën luhet ndeshja tjetër gjysmëfinale, ajo mes Tiranës dhe Laçit në Tiranë kurse Skënderbeu është i kualifikuar automatikisht pas përjashtimit të Kamzës nga kampionati dhe kupa.
Futbolli në vend u ndërpre për një javë pas dhunës ndaj gjyqtarit në ndeshjen Kamza-Laçi. Dhunë, që çoi në pezullimin e Kamzës që është rrëzuar një kategori më poshtë dhe me një gjobë 1 milion lekë.
Ditën e sotme pati një takim mes kreut të Federatës Shqiptare të Futbollit, Duka dhe kryeministrit Rama për gjetjen e një zgjidhjeje për dhunën në stadiume dhe kjo mesa duke e ka bindur FSHF-në që të japë dritën jeshile për rifillimin e kampionatit dhe kupës.