Ish-deputeti Ervin Salianji në studion e “Open” ka publikuar një pjesë të videos ku tregohet se policia përdoret për përgjimin kryetarit të opozitës Lulzim Basha.
Sipas Salianjit ky material është zyrtar i rregjistruar në dosjen e prokurorisë.
Salianji tha se të gjithë institucionet janë përdorur nga kryeministri. Ai shtoi se selia e opozitës përgjohet nga ana e qeverisë non stop.
“Nëse do të kishte prokurori, atëherë do të niste menjëherë hetimet”, tha Saljanji.
Sipas Saljanjit, gjithçka bëhet nga forca operacionale të Policisë së Shtetit.