Presidenti amerikan, Donald Trump rriti sot presionin mbi senatorët republikanë për të evituar ndonjë të papritur mbi financimin urgjent të murit në kufirin me Meksikën, gjatë një votimi që pritet zhvillohet këtë javë, duke kërkuar njëkohësisht më shumë se tetë miliardë dollarë shtesë për vazhdimin e ndërtimit të tij.
Senati amerikan do të votojë, duke filluar nga e mërkura, mbi një rezolutë të propozuar nga demokratët për të anuluar procedurën e “urgjencës kombëtare” të dekretuar nga presidenti republikan për të financuar këtë mur, që synon të frenojë imigracionin klandestin, shkruan ATSH.
Ky votim, nëse do të ishte pozitiv, do të shënonte miratimin përfundimtar të rezolutës demokrate, që është miratuar ndërkohë nga Dhoma e Përfaqësuesve, e kontrolluar nga demokratët.