Një 31-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane ditën e sotme në Massafra.
Arrestimi i tij erdhi pasi iu gjetën 22 kilogramë heroinë. Sipas mediave italiane, 4.2 kg heroinë të ndarë në 8 pako iu gjetën në makinë të riut, pasi u zbuluan nga qeni anti drogë, ndërsa pjesa tjetër e lëndës narkotike u gjet në banesën dhe garazhin e 31-vjeçarit.
18 kg heroinë ishte fshehur në garazh pranë banesës në Foggia, ndërkohë që janë sekuestruar edhe pajisje për paketimin e lëndës narkotike.