Vendosni fjalën kyçe....

Anulimi i TEC-it në Korçë, dokumentet që nxjerrin zbuluar Ramën, Klosin dhe ish-ët


Ministri i Mjedisit, Blendi Klosi, shkruante në një status tijin në Facebook se Ministria e drejtuar prej tij, kishte kishte refuzuar lejen mjedisore për TEC-in e Korçës, pasi ai nuk përmbush standartet e kërkiara nga Bashkimi Europian.

Ai pohonte gjithashtu se qeveria nuk do lelojë asnjë industri që zhvillohet në dëm të mjedisit dhe shëndetit të qytetarëve dhe turizmit.

Megjithatë në disa dokumente të publikuara nga kreu i Departamentit të Mjedisit në PD, Malltezi, rezulton se leja për operimin e TEC-it në Korçë është firmosur më 14 shkurt të vitit 2018 dhe ndër firmat e hedhura aty përveç asaj të kryeministrit Rama dhe ish-ministrave Gjiknuri, Ahmetaj e Peleshi, është edhe ajo e Klosit.

Aty thuhet se kompanisë që do operojë i jepet një leje 3-vjeçare ndërsa ministritë përkatëse ngarkohen për zbatimin e vendimit.  

Në këtë situatë, ose Klosi se ka ditur që ka hedhur një firmë për këtë TEC një vit më parë, ose me afrimin e zgjedhjeve dhe kundërshtimit të fortë nga ana e qytetarëve të Korçës, qeverisë i është dashur të bëjë prapakthehu. /Hashtag.al

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *