Vendosni fjalën kyçe....

Dyfaqësia e Ramës ndaj vendimeve të gjykatave, 2 shembuj ilustrues


Kryeministri Rama ka sqaruar situatën e përplasjes ditën e djeshme te Petro Nini, ku anëtarët e dy familjeve u përplasën me policinë dhe punonjësit e Përmbarimit që shkuan për ti nxjerrë jashtë.

Kreu i qeverisë ka zgjedhur një nga shumë rubrikat që përdor për komunikimin online nga faqja e tij në “Facebook”. Sipas Ramës, sjellja e policisë nuk kishte qenë dinjitoze dhe lëvdoi sjelljen dhe reagimin e ministrit të Brendshëm, Lleshaj.

Gjatë përgjigjes së tij, kryeministri tha se qeveria po bënte reformimin e sistemit të kalbur gjyqësor, ndërsa shtoi se qeveria nuk mund të bëjë gjykatësin e vendimeve të gjykatës.

Ndërkohë nëse Rama e ka harruar, pak javë më parë një gjykatë vendosi për heqjen e dënimit të përjetshëm ndaj një të akuzuari për vrasje.

Pas vendimit, e gjithë qeveria, duke nisur nga Rama, ministrja e Drejtësisë, Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe Policia e Shtetit u ngritën në këmbë.

Jo vetëm duke e dënuar vendimin e gjykatësve, por duke ushtruar kontrolle të befta në banesat e tyre dhe duke i shoqëruar në prokurori.

Rama shfaqet me dy pamje të ndryshme në dy raste ndaj gjykatave.

Në rastin e parë thotë se nuk i gjykon vendimet e gjykatave, në rastin tjetër deklaron se vendimi është i gabuar, se është një akt kriminal dhe do zhbëhet. /Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *