Vendosni fjalën kyçe....

Ekselentja që u “punësua” sot nga Rama, në administratë që prej 2016-ës


Studentja ekselente, Enkelana Shala, që ishte pjesë e takimit të kryeministrit Rama me 373 studentët e parë ekselentë që do bëhen pjesë e administratës, ka qenë në fakt e punësuar më herët.

Siç e prezantoi veten, Shala ka përfunduar studimet për drejtësi.

Pas një intershipi në Ministrinë e Jashtme në vitin 2015, ajo ka nisur punë si juriste në Bashkinë e Tiranës në vitin 2016, më saktë në në Drejtorinë e Përgjithshme Nr. 3 të Punëtorëve të Qytetit.

Informacion të cilën e ka ndarë në profilin e saj në “Facebook”, por që e ka fshirë për të mos rënë ndesh me spektaklin e ditës së sotme me kreun e qeverisë.

Nëse sheh profilin e Shalës ditën e sotme, pas takimit me Ramën, informacioni që ajo ka qenë pjesë e administratës së Bashkisë nuk ekziston më.

Siç ka ndodhur në të gjitha takimet e Ramës me studentët dhe administratën, pjesa më e madhe e tyre janë demaskuar ose si përfaqësues të FRESSH-it ose si punonjës të importuar nga qyteti në qytet me autobusë. /Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *