Templates by BIGtheme NET

FMN-Greqisë: Përfundo reformat ndryshe prit rreziqet

Fondi Monetar Ndërkombëtar bëri të ditur se Greqia duhet të vazhdojë me reformat e papërfunduara, që të ul rreziqet ndaj rimëkëmbjes ekonomike.

Nën kushtet e përfundimit të ndihmave financiare të Greqisë 7 muaj më parë, Fondi dhe huadhënësit e Eurozonës,  do vazhdojnë të monitorojnë vendin në arritjen e objektivave ekonomike. FMN pret që ekonomia greke të rritet me 2.4% këtë vit dhe 2.2% në 2020-ën, përpara se të nisë ngadalësimin pas 2 vitesh.  Rritja ekonomike do të mbështetet nga konsumi i fortë këtë vit, pas rritjes së pagës minimale me 11%.

Fondi theksoi se rritja e presionit në paga dhe përmbysja reformave në tregun e punës mund të godasë punësimin në një vend ku norma e papunësisë qëndron në 18% dhe sektori bankar është i cenuar. Sipas raportit, vendi duhet të ulë taksat për t’i dhënë nxitje ekonomisë dhe duhet të  aplikojë zgjerimin e bazës tatimore për të ardhurat personale.  Qeveria ka nisur reduktimin e masave shtrënguese që kur përfundoi programi i shpëtimit në muajin Gusht.

FMN shtoi se vendi duhet të përgatitet për rreziqe të mundshme fiskale, përfshirë rritjen e kostove në buxhet dhe pasiguritë para zgjedhjeve. Eurogrupi mund t’i japë Greqisë rreth 1 miliardë euro në muajin Prill, nëse Athina përfundon reformat e rëna dakord me kreditorët. Deri më tani, vendi ka përfunduar 13 nga 16 reforma të premtuara, sipas Komisionit Europian.

 

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto