Vendosni fjalën kyçe....

Godet me thikë të bijën e rreh të birin, pranga 50-vjeçarit në Vlorë


Një 50-vjeçar është arrestuar në Vlorë, pasi akuzohet se ka dhunuar të birin si dhe ka goditur me thikë të bijën.

Dyshohet se dhuna ndaj fëmijëve të tij ka ndodhur për shkak se personi me iniciale P.Sh., ka qenë në gjendje të dehur.

Ai është ndaluar dhe po merret në pyetje për sqarimin e ngjarjes së rëndë.

“Ndërhyrja në kohë e Policisë parandalon një krim në familje. Policia e Vlorës falë ndërhyrjes në kohë ka parandaluar përshkallëzimin e një konflikti familjar me pasoja të rënda. Arrestohet në flagrancë shtetasi P.Sh., 50 vjeç, pasi në banesë, nën e efektin e pijeve alkoolike, ka ushtruar dhunë fizike ndaj djalit të tij dhe ka plagosur lehtë në dorë me mjete prerëse (thikë) vajzën e mitur.” – thuhet në njoftimin e policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *