Gruaja e ish-ministrit të Energjetikës Damian Gjiknuri, Rovena Agolli ka folur për lidhjen e saj me gurunë indian Paramahamsa Vishwandanda që vitin e kaluar vizitoi Tiranën. Sipas saj, numri i besimtarëve shqiptarë për Guru-në shtohet gjithnjë e më shumë, ndërsa ka shtuar se përmes tij më në fund po arrin të njohë veten.
Këto deklarata Agolli i ka bërë ndërsa ishte e ftuar në emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu”.
“Ne kemi krijuar një qendër në Tiranë, dhe është pjesë e lëvizjes që guruja zhvillon prej 15 vjetësh në botë, e cila mëson disa praktika spiritual, teknikë meditimi. joga. Aty mbidhemi dhe shtohemi. Njerëzit janë në stade të ndryshme të evolucionit të tyre shqpirtëror. Ka njerëz që provojnë, ka që vijnë. Ne jemu i devotshëm kemi vënë kohën tone, për të ndarë me shumë dashuri dhe për të ndarë këtë filozofi me njëri-tjetrin, ka njerëz të rinj që vijnë. Sikurse ka edhe njerëz që vijnë me ne në Gjermani, ose ndjekin ndonjë pelegrinazh.
Unë po zbuloj veten, ne nuk e njohim veten, të gjithë mendojnë se e njohim.”, tha Agolli.
Këtu ndërhyri gazetari Blendi Fevziu, i cili tha: “Unë njoh edhe Muçin jo vetëm veten. Në shqipëri të gjithë i njohin të gjithë, edhe komshiun edhe tjetrin, jo vetëm veten, që janë të bindur që e njohim. C’domethënë të njohësh veten?!
Gruaja e Gjiknurit u përgjigj: “Nuk e njohim atë pjesë hyjnore tonën që është e mundur ta njohim vetëm përmes dashurisë. Vetëm nëse dashuria zgjohet, është në një gjendje të fjetur brenda nesh. Ne mendojmë se duam por nuk duam.”
Kur Guru-ja Paramahamsa erdhi në vitin 2018 në Tiranë, një ndër personat që e priti në aeroport ishte pikërisht bashkëshortja e ish-ministrit Gjiknuri.
Guruja indian Paramahamsa Vishwandanda prej vitesh ka themeluar sektin fetaro-shpirtëror të quajtur ‘Bhakti Marga’, e tanimë duket se falë ndihmës së gruas së Gjiknurit, këtë sekt ka nisur ta zhvillojë edhe në Tiranë.
Nga një kërkim elementar në internet ky guru indian rezulton se është akuzuar disa herë për mashtrim ose vjedhje nga disa ish-anëtarë të sektit, ndërsa aktiviteti i sektit të tij ka qenë nën hetim dhe nga autoritetet indiane.
Ekziston dhe një video, që konsiderohet si një mashtrim spektakolar i dokumentuar i gurusë indian.
Në videon e mëposhtme, guruja Paramahamsa Vishwandanda shfaqet në një seancë duke pretenduar se gjasme po ‘vjell copëza floriri’. Një mashtrim i rëndomtë i filmuar me kamera amatore (video vijuese):
Fevziu e pyeti Agollin për akuzat ndaj gurusë për mashtrim, por ajo u shpreh se kishte besim tek ai dhe madje kishte zgjedhur të mos pyeste për këtë gjë: “Unë nuk e di. S’ka si të më shqetësojë sepse unë njoh të vërtetën që kam zbuluar vetë. Unë nuk kam pyetur për këtë gjë. Mua mu shfaq kjo gjë.”