Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka pranuar letrat kredenciale nga Hana A.S. Shawa, ambasadorja e re e Shtetit të Palestinës.
Meta nënvizoi nevojën që marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Palestinës të nxiten e të zgjerohen në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë.
Presidenti shqiptar shprehu mbështetjen për të gjitha përpjekjet e komunitetit ndërkombëtar për të çuar përpara procesin e paqes në Lindjen e Mesme.
“Është shumë e rëndësishme që të arrihet një zgjidhje paqësore dhe njohja reciproke e të dy shteteve”,- tha Meta.