Justin Bieber u kërkon fansave të luten për të. Ylli i popit i cili gjithmonë ka qenë i hapur lidhur me problemet e tij me depresionin, ka zbuluar në rrjetet sociale se po kalon një periudhë shumë të vështirë.
Pavarësisht martesës me Hailey Baldwin, Bieber duket se nuk po mundet të mposhtë depresionin.
“Doja thjesht t’iu mbaja të informuar duke shpresuar se ajo që unë po kaloj t’ju bëjë të rezononi së bashku me mua. Unë kam patur një periudhë shumë të vështirë. Po ndihem që jam i shkëputur dhe i çuditshëm. Unë gjithmonë arrij t’ia dal, ta kaloj një vështirësi prandaj nuk jam i shqetësuar.
Unë doja thjesht t’iu thoja që të luteni për mua. Zoti është i mëshirshëm dhe lutjet tona gjithmonë funksionojnë…kjo ka qenë periudha më njerëzore që kam patur në përballjen me mendimet që kam në kokën time”, shkruan Bieber në një postim.
Në një intervistë me Vogue në shkurt, Bieber tha revistës se ai sapo kishte dalë nga një terapi në grup dhe se po luftonte me depresionin që prej turneut të tij në 2017-ën.