Templates by BIGtheme NET

Juventus rekord përfitimesh nga shitjet e biletave, vetëm sot 5.5 milionë euro

“Allianz Stadium” është i veshur i gjithi bardhezi mbrëmjen e sotme, dhe i mbushur plot e përplot  ndaj Atletikos së Madridit.

Në sfidën e 201-të të luajtur në këtë impiant, që nga inaugurimi 7 vite e gjysmë më parë, sonte është thyer edhe një tjetër rekord. Stadiumi është i shitur i gjithi, me 41 mijë vende për spektatorët, dhe të ardhurat llogariten në 5.5 milionë euro.

Kjo shifër kalon atë të nëntorit të kaluar, në sfidën me Mançester Junajtid, ku u kap shifra e 5 milionë eurove, si dhe të Juve-Barcelona në 11 prillin e 2017-ës, ku u arkëtuan 4.6 milionë euro.

 

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto