Blerta Dervishi, punonjësja e “Shqiponjave”, ka reaguar për pezullimin e saj nga detyra.
Në një deklaratë për mediat, Dervishi ka treguar se kolegët e saj kanë kryer detyrën që iu është caktuar dhe madje kanë qarë për historinë e saj.
“Për momentin dje më është njohur që jam e pezulluar, motivacioni ‘pengesë për veprimet përmbarimore’.
Kolegët e mi kanë qarë, kanë bërë detyrën siç është caktuar në mënyrën më të mirë të mundshme. I përgëzoj, kanë bërë detyrën e tyre si eprorët dhe efektivët e policisë. Kurse për rastin tim unë aty kam qenë si banore, qytetare e thjeshtë, e lirë për të mbrojtur pronën time, e lirë për të mbrojtur familjen time, e lirë për të mbrojtur fëmijët e mi, sepse nuk kam ku të shkoj tjetër.”, janë fjalët e Dervishit.
Grua e divorcuar dhe ënnë e dy fëmijëve, Blerta Dervishi ka protestuar ditën e djeshme kundër shembjes së banesës ku jeton me 14 persona të tjerë.